/2L ONLINE/ – Me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve rreth pasojave që sjellë përdorimi i substancave narkotike, sot në Viti, ka filluar realizimi i fushatës “ Droga vret”. Kjo fushatë po mbahet në kuadër të Planit të Punës së Këshillit Komunal në Siguri në Bashkësi, kurse në kuadër të saj po zhvillohen edhe ligjërata me nxënësit e shollave të mesme në Vit, kryesisht të grup moshës 17-18 veç.
Gjatë këtyre ligjëratave nxënësit vitias do të njoftohen për së afërmi për pasojat e përdorimit të substancave narkotike, si nga aspekti mjekësor, social dhe ai ligjor. Ibadete Hyseni, Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriut në Viti, tha se Institucionet Komunale të Vitisë, do të vazhdojnë edhe me tej në edukimin e të rinjve, kundër dukurive devijante dhe të rrezikshme për shoqërinë.
Këto ligjëratat po zhvillohen nga Policia e Kosovës, Qendra për Punë Sociale, QKMF-ja dhe nga Njësia për të Drejtat e Njeriut në Viti, kurse nga to pritet të përfitojnë rreth 500 nxënës të kësaj komune. /2L ONLINE/