DYLON

Fushatë për ngritjen dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor

Fushatë për ngritjen dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, Gjilan, Njësiti Sektorial dhe ai në komunitet të Stacionit Policor Gjilan më datën 05.07.2024 kanë realizuar një aktivitet për sigurinë në trafikun rrugor.

Aktiviteti është realizuar së bashku me fëmijët e kopshtit ‘’Fjolla’’ në Gjilan, të cilët së bashku me edukatoret e tyre dhe zyrtaret policore kanë dalë në rrugë duke shpërndarë fletushka me këshilla për rregulla dhe sigurinë në trafik. Gjatë realizimit të këtij aktiviteti fëmijët po ashtu kanë marre njohuri për sjelljet e tyre në trafik dhe respektimin e shenjave të trafikut.

EkoHigjiena

Nga stafi i këtij kopshtit si dhe nga ana e qytetareve është përkrahur ky aktivitet i cili ka pas qëllim ngritjen dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik për sigurinë në rruge, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.