DYLON

Fushata: Koha për ta ndalur izolimin e Kosovës/Treat US Fairly

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nga sot OJQ Network of Peace Movement ka lansuar fillimin e fushatës për nënshkrimin i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizata partnere – OJQ NOPM gjate dite se sotme ka filluar me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në komunën Gjilanit dhe Kamenicës. Ndërsa, me 15.07.2015 do të jenë në komunën e Gjilanit dhe Vitisë.

EkoHigjiena

Organizata do t’i ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë, nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Organizatori ka ftuar qytetarët të dalin nëpër vendet ku jetoni dhe ta nënshkruani peticionin për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave. /2L ONLINE/