DYLON

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit do të fillojë me fushatën e korrje-shirjeve më 10 korrik 2022.

Lajmi u bë i ditur pas takimit që pati me kombajnerët dhe fermerët kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku e drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni, nëpërmjet prezencës online, ka siguruar fermerët për rritjen e mbështetjes së vazhdueshme për ta me të gjitha kapacitetet komunale.

“Njëra prej zotimeve tona ka qenë që të bëjmë një databaze të të dhënave. Këtë databazë tashmë e kemi siguruar, e kemi hartuar një liste dhe i kemi të dhënat e kontaktet e secilit prej jush. Ajo çfarë neve na duhet tash është që databazën ta plotësojmë edhe me informacione tjera, siç është nevoja e mjeteve të punës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, ka thënë se duke e marrë parasysh faktin se fermerët kohëve të fundit janë ballafaquar me stuhi dhe me breshër, subvencionimet nuk do të mungojnë, si nga ana e Ministrisë së Bujqësisë e po ashtu edhe e Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan.

Kurse, drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, ka konfirmuar se është gjithçka gati për të filluar me fushatën e korrje-shirjeve, më 10 korrik, teksa bëri të ditur se kombajnerët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me çmimin që është vendosur për ta nga Ministria e Bujqësisë, duke shfaqur shpresën që në ditët në vijim do të dakordohen për një çmim më të arsyeshëm.

“Si Komision komunal do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, ka thënë Isufi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.