DYLON

Fusha sportive në Radivojcë të Vitisë bëhet me shtresë gome

Fusha sportive në Radivojcë të Vitisë bëhet me shtresë gome
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Radivojcë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në shtrimin e shtresës së gomës në fushën sportive në oborrin e shkollës “Nijazi Rexhepi”.

Me këtë rast Kryetari Haliti, potencoi se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke krijuar hapësira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe potencoi se me rregullimin e kësaj fushe po plotësohen kushtet për zhvillim sa më të mirë të aktiviteteve sportive.

Përndryshe në këtë komunë, me fusha të standardëve të mira janë bërë edhe disa lokalitete të tjera si Gjylekari, Ramjani, Begunca dhe të tjerë. Gjithashtu është duke punuar edhe në ndërtimin e stadiumeve në qytetin e Vitisë dhe në Pozheran si dhe në ndërtimin e palestrës sportive./2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.