DYLON

“Fusha e mëllenjave” – MPJ ndihmon financiarisht një projekt të ri kosovaro-britanik

“Fusha e mëllenjave” - MPJ ndihmon financiarisht një projekt të ri kosovaro-britanik
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot regjisoren Arzana Kraja dhe producentët, Harvey Ascott dhe Besnik Krapi, të cilët janë pjesë e projektit më të ri filmik kosovaro-britanik “Fusha e mëllenjave” që do të fillojë së xhiruari së shpejti.

Ministri Hoxhaj ka konfirmuar se MPJ do ta përkrahë financiarisht projektin e ri filmik, “Fusha e mëllenjave”, ndërkohë që ka thënë se ndjehet shumë mirë kur sheh se talentet kosovarë arrijnë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare, veçmas pas sukseseve të fundit.

“Dy vitet e fundit janë viti i sukseseve të mëdha të talenteve tanë nëpër botë, në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Është kënaqësi që kemi mundësinë ta mbështesim projektin më të ri të kësaj natyre, i cili pa dyshim do të tregohet i suksesshëm në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Hoxhaj.

EkoHigjiena

MPJ ka përkrahur financiarisht edhe filmin Home, i cili së fundmi ka fituar çmim në BAFTA Film Awards.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.