DYLON

Furra “Vëllezërit Çoçaj” ofron bukë falas për familjet skamnore, përgjatë Ramazanit

Furra “Vëllezërit Çoçaj” ofron bukë falas për familjet skamnore, përgjatë Ramazanit
Avatar photo Redaksia

Furra “Vëllezërit Çoçaj” në Gjilan do të ofrojë bukë falas për familjet skamnore gjatë muajit të Ramazanit.

Siç njofton kjo furrë, buka ofrohet falas për të gjitha ato familje që kanë nevojë, në mënyrë që sofra e askujt të mos mbetet thatë, të paktën gjatë këtyre ditëve të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

EkoHigjiena

“Kushdo që njeh ndonjë familje që kanë nevojë për bukë, ju lutemi ti njoftoni, që Furra “Vëllezërit Çoçaj” jep Bukë GRATIS përgjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që sofra e askujt të mos mbetet thatë, të paktën gjatë këtyre ditëve”, thuhet në njoftimin e kësaj furre, e cila dallohet për veprime të tilla humane edhe në raste të tjera, të ndryshme.

Përndryshe, Muaji i Ramazanit ka filluar sot dhe institucionet fetare ftojnë qytetarët të bëjmë më të mirën e mundshme me ibadete, lutje, namaz, sadaka e solidaritet, me bindje e përkushtim, që ta arrijmë kënaqësinë e Krijuesit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.