DYLON

Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së

Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës priti në takim z. Ilir Murtezaj – Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, dhe z.Nijazi Asllani – Zv. Drejtor i Përgjithshëm për Operacione në ATK.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth krijimit të lehtësirave të të bërit biznes, rëndësisë së luftimit dhe zvogëlimit të informalitetit, edukimit të tatim/paguesve, e ngritjes së vetëdijësimit për obligimet tatimore.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutua rritja e bashkëpunimit reciprok, organizimet e përbashkëta për informim të saktë të bizneseve lidhur me obligimet dhe legjislacionin në fuqi, mundësia e ofrimit të përkrahjes për bizneset që kanë target eksportin e motivimet për deklarime.

OAK po ashtu ngriti si çështje edhe disa nga kërkesat e pranuara nga ana e bizneseve e që kanë të bëjnë me inicimin e Ligjit për Kallo, shtimin e shërbimeve në kuadër të platformës EDI, me qëllim të eleminimit të procedurave burokratike për pajisje me dokumentacion e dixhitalizimin e shërbimeve.

Drejtori Murtezaj duke falënderuar OAK-në për pritjen, theksoi që si ATK janë të gatshëm të ofrojnë përkrahjen e tyre në çdo proces që kontribuon në legalizimin e biznesit dhe ekonomisë, dhe të ofrojnë mbështetje profesionale në çështjet me interes reciprok.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – Kryetar i odës, Hamdi Malushaj – Anëtar bordi, Qëndresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Diellza Zeqiri – Zyrtare Ligjore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.