DYLON

Fuqia e projektit për Gjilanin e ri qëndron tek njerëzit punëtorë e kontributdhënës

Fuqia e projektit për Gjilanin e ri qëndron tek njerëzit punëtorë e kontributdhënës
Avatar photo Redaksia

Fuqia e projektit për Gjilanin e ri qëndron tek njerëzit punëtorë e kontributdhënës

Vazhdojnë takimet në biznese të ndryshme

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme nëpër bizneset tona, së bashku me kandidatet tona për Asamble Komunale Arzie Jusufi dhe Gresa Krasniqi Fazliu, vizituam kompaninë “Jaffa Plus”, një emër që tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë sonë dhe që ka arritur të fitojë besimin e konsumatorit me cilësi e seriozitet.

Nga afër pamë një organizim të shkëlqyer pune, staf të përkushtuar dhe vizion të qartë për zhvillim.

Biznese të tilla janë modeli më i mirë i përkushtimit se si me punë e me sakrificë ndërtohet një histori suksesi, duke e ngritur lart emrin e Gjilanit.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe respektin e veçantë.

Zotohemi që në të ardhmen, mbështetja jonë për “Jaffa Plus” dhe çdo biznes të ndershëm vendor do të jetë e plotë, sepse vetëm kështu ndërtojmë një Gjilan të ri më të zhvilluar e me më shumë vende pune për qytetarët tanë.

Mirënjohës dhe thellësisht falënderues për mikpritjen e ngrohtë!

***

“Ask Foods” në Gjilan nga vizita së bashku me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Arzie Jusufi, na la një përshtypje shumë të mirë nga mënyra si funksionon kjo kompani.

Ata punojnë me teknologji moderne dhe prodhojnë ushqime bio të cilësisë së lartë.

“Ask Foods” përveç shërbimit në tregun tonë, eksporton produktet edhe jashtë vendit, duke treguar se prodhimi vendor mund të jetë konkurrent kudo.

Do të angazhohemi fuqishëm që bizneset tona gjilanase prodhuese dhe shërbyese të mos lihen kurrë anash.

Programi ynë për Gjilanin e ri do të jetë gjithmonë mbështetje për çdo kompani serioze që investon në qytetin tonë.

Prodhimi vendor është fuqia jonë dhe kjo do të jetë prioriteti ynë kryesor edhe në mandatin tim të ardhshëm.

Faleminderit shumë për mikpritjen “Ask Foods”, do të jemi bashkë në projektet e rradhës për rindërtimin ekonomik të Gjilanit si kryeqendër e Anamoravës.

***

Në Livoç të Ulët bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Isa Musliji, patëm një vizitë shumë të veçantë në biznesin “GEMS-MEKANIK”, një ndërmarrje e cila me punë, njohuri dhe përkushtim të madh ka arritur të zhvillojë një gamë të gjerë veprimtarish prodhuese.

Nga prodhimi i orëve dhe stolive të çmuara, te përpunimi mekanik, formimi i metaleve dhe nxjerrja e gurëve dekorativë, ky biznes është model përkushtimi se si kreativiteti dhe puna e ndershme mund të kthehen në sukses të qëndrueshëm afatgjatë për Gjilanin tonë.

“GEMS-MEKANIK” dëshmon se zhvillimi i qytetit tonë ndërtohet mbi mjeshtërinë, inovacionin dhe vullnetin e madh për punën, duke sjellë vlera të reja ekonomike për të gjithë Gjilanin.

Në të ardhmen, do të jemi pranë bizneseve si “GEMS-MEKANIK”, sepse fuqia e projektit tonë për Gjilanin e ri qëndron te njerëzit punëtorë dhe ndërmarrës, që çdo ditë ndërtojnë me duart e tyre një të ardhme më të mirë për mirëqenien e familjes, shoqërisë dhe mbarë qytetit tonë.