DYLON

“Fuqia e Bashkimit Rinor”, organizata më aktive – kryetari i saj, Dardan Marovca nderohet me çmimin “Vullnetari i Vitit”

“Fuqia e Bashkimit Rinor”, organizata më aktive –  kryetari i saj, Dardan Marovca nderohet me çmimin “Vullnetari i Vitit”
Avatar photo Redaksia

Organizata rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor”, e njohur si një ndër forcat më të rëndësishme të aktivizimit qytetar në Gjilan, është shpallur për të dytin vit me radhë si Organizata më Aktive. Ky vlerësim i rëndësishëm është pasqyrim i punës së pandalshme, energjisë rinore dhe projekteve të shumta që organizata ka realizuar gjatë vitit në shërbim të komunitetit.

Kryetari i organizatës, Dardan Marovca – Daja, është nderuar gjithashtu me çmimin “Vullnetari i Vitit”, duke u vlerësuar për angazhimin e tij të palodhshëm, lidershipin inspirues dhe kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e vlerave rinore në qytet. Roli i tij si një model i angazhimit aktiv e ka bërë atë shembull për shumë të rinj që sot zgjedhin të përfshihen në jetën shoqërore.

Dardan Marovca ka bërë me dije se gjatë viteve të fundit, “Fuqia e Bashkimit Rinor” ka zhvilluar dhjetëra aktivitete edukative, kulturore dhe humanitare, duke dëshmuar se rinia e Gjilanit është forcë transformuese dhe e gatshme të marrë përgjegjësi për të ardhmen e qytetit.

Sipas tij, pikërisht kjo energji është kthyer në moto të organizatës: “Fuqishme hiç ndryshe” – një thirrje motivuese që përmbledh shpirtin e punës vullnetare dhe unitetin e të rinjve.

Marovca ka shtuar se ky vlerësim i dyfishtë është një mesazh i qartë për gjithë rininë. Aktivizimi krijon ndryshim, bashkimi sjell rezultate dhe vullneti i mirë ndërton të ardhmen.

EkoHigjiena

““Fuqia e Bashkimit Rinor” mbetet e përkushtuar të vazhdojë me projekte inovative, duke krijuar hapësira më të mëdha për pjesëmarrjen e të rinjve dhe duke forcuar rolin e tyre në jetën publike. Ky sukses është dëshmi se kur të rinjtë veprojnë së bashku, çdo objektiv është i arritshëm – fuqishëm, me vizion dhe pa u ndalur”, ka thënë Dardan Marovca, kryetar i i organizatës “Fuqia e Bashkimit Rinor”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.