Funksionalizohet minibiblioteka e qytetit n’sheshin e Gjilanit

Funksionalizohet minibiblioteka e qytetit n’sheshin e Gjilanit

Minibibliotekën e qytetit n’sheshin e Gjilanit, e vendosur kohë më parë, tani më është funksionale, kanë bërë me dije drejtues të organizatës “Vullnetarët e Qytetit”.

Drejtoresha e kësaj organizate, Ardianë Halimi ka thënë për 2LONLINE.com se tani kjo minibibliotekë është funksionale dhe se adhuruesit e libirit mund të shërbehen me të sikurse edhe dhuruesit e librit mund të kontribuojnë.

“Duam të ju njoftojmë se, kemi funksionalizuar minibibliotekën e qytetit n’shesh, e cila është në kuadër të projektit KEA n’Shesh, andaj ndjehuni të lirë të merrni me vete librin që dëshironi ta lexoni dhe ta kthejeni atë në minibibliotekë kur të keni mbaruar”, ka thënë Halimi, transmeton 2LONLINE.com.

Ajo ka bërë me dije se përveç kësaj minibiblioteke, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, do të shtojnë vendosjen e minibibliotekave edhe në pjesë të tjera të qytetit.

“Merrni një libër, lini një libër”, është porosia e Ardianë Halimit, e cila beson në dobishmërinë e këtyre minibibliotekave për të nxitur leximin, transmeton 2LONLINE.com.

KOMENTE