DYLON

Funksionalizohet E-kiosku pranë çerdhes “Integj”

Funksionalizohet E-kiosku pranë çerdhes “Integj”
Avatar photo Redaksia

“Njoftojmë qytetarët se dokumentet e gjendjes civile dhe shërbimet tjera që mundëson platforma shtetërore elektronike e-Kosova, mund t’i merrni edhe në E-kioskun që është rikthyer në funksion”, bënë të ditur Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Gjilan.

EkoHigjiena

Ajo shtoi se kujdesin për të avancuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre, stafi i Zyrës së IT-së në Drejtorinë e Administratës po e dëshmojnë çdo ditë me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

“Falënderojmë kompaninë “KosovaNet” për ndihmën që na ofruan në instalimin e rrjetit dhe abonimin njëvjeçar pa ngarkesë financiare për institucionin.

Bashkë, për shërbime më të mira në Komunën tonë”, ka thënë drejtoresha Arbenita Sopi Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.