Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, i shoqëruar nga deputetja Besa Baftiu dhe kandidatët për këshilltarë komunal kanë bërë një vizitë në bibliotekën e qytetit, nga ku u njohën me punën që po bëhet rreth tranferimit të librave dhe materialit tjetër në objektin e ri.
Sami Kurteshi, u shpreh se bibliotekën e qytetit do ta funksionalizojmë menjëherë posa ta marrim udhëheqjen e komunës. Do të sigurohemi që fondi i librave të jetë shumë më i madh, pasi kjo bibliotekë nuk ka tituj të mjaftueshëm për të plotësuar as për së afërmi nevojat e lexuesve.
Lëvizja VETËVENDOJE! Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje