DYLON

Fundi i regjimit apo rifillim i një izolimi të ri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kosovarët tash e 7 vite janë të vetmit qytetarë në Evropën e re që s’mund të lëvizin lirshëm pa viza, dhe sot priten që t’i vije fundi këtij regjimi. Gjendja e rëndë ekonomike po i vë qytetarët e Republikës së Kosovës në një izolimit të ri.

Përmbushja e kritereve nga pala e Republikës së Kosovës u përshëndet dhe u pritë mirë nga të gjithë dhe ky sukses i punës së qeverisë po na mundëson heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Vendit.

EkoHigjiena

Regjimi do të ekzistojë përsëri për të gjithë ata qytetarë të cilët janë të papunë, të cilët nuk kanë të ardhura të majme, ku xhirollogaritë e tyre bankare janë të thata sepse do të kushtëzohet lëvizja e lirë.

Ata qytetarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë jashtë në Evrope duhet t’i plotësojnë disa kushte ku mbi 70% e qytetarëve të Kosovës do të kenë problem t’i plotësojnë këto kushte, por e mira e saj është së po hiqet vija e zezë që Evropa e kishte mbuluar një pjesë të territorit të saj.

Tash qytetarët e Republikës së Kosovës për të udhëtuar pa viza duhet të kenë mjete të mjaftueshme në xhirollogaritë e tyre ose duhet të ju dërgojë dikush një lloj vize, që i mbulon shpenzimet e qëndrimit të tij. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.