DYLON

Fundi i qeverisë Thaçi!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Pas vendimit të njëanshëm dhe skandaloz nga ana e Gjykatës Kushtetuese, që çdo gjë të kthehet nga pika “zero”, të premten më 12 shtator do të ri-mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht se iu mungojnë numrat- koalicioni i PDK-së ka mundësi që me kandidatin e tyre herën e parë ta provojnë prapë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit- ashtu siç provuan edhe më 17 korrik kur dështuan ta bëjnë një gjë të tillë.

Shkruan: Faik KRASNIQI

EkoHigjiena

Edhe tentativat e PDK-së që të kontrabandojnë ndonjë deputetë nga partitë e tjera, ranë në ujë, për faktin se deputetët e koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA, i qëndruan besnik fjalës së dhënë që mos të ketë Qeveri “Thaçi 3”. Kështu që kandidatura e PDK-së do të digjet që në tentativën e parë, në mungesë të numrave. Prandaj koalicioni i PDK-së është i detyruar që të bëjë marrëveshje me koalicionin LDK-VV-AAK-NISMA, në mënyrë që herën e dytë pasi kanë shumicën në Kuvend ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, për ta bërë kështu Kuvendin funksional dhe duke i hapur rrugë krijimit të Qeverisë.

Nëse PDK-ja nuk lëshon pe për të arritur një marrëveshje, atëherë koalicioni LDK-VV-AAK-NISMA- e ka të drejtën që herën e dytë ta propozojë kandidatin e tyre për kryetar Kuvendi. Sepse kështu e parasheh edhe Pika 127 e Kushtetutës ku thotë: që partitë dhe deputetët duhet të mirren vesh për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo i bie që vendos shumica e deputetëve të Kuvendit, për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Që do të thotë se edhe pa deputetët e koalicionit të PDK-së, deputetët e koalicionit të shumicës LDK-VV-AAK-NISMA dhe minoritetet, e që janë 83 deputetë, mund t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Kështu thotë kushtetuta dhe është rrugë ligjore. Kështu që koalicioni i PDK-së i as mos ta marrin atë mundim për ta provuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sepse votat nuk i kanë e këtë rradhë as Gjykata Kushtetuese, por as SHIK-u s’mund t’iu ndihmojnë t’i sigurojnë votat.

PDK-ja pasi në çdo variant është e humbur, do të ishte mirë të bëhen burra dhe që në tentativën e parë, t’i japin mundësinë koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA që kanë shumicën, ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit, dhe kështu t’i hapin rrugën krijimit të Qeverisë. Dhe pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendi të bëhet funksional, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Presidentja Jahjaga është e obliguar ta thërras koalicionin LDK-VV-AAK-NISMA që kanë shumicën në Kuvend, që ta mandatoj për krijimin e Qeverisë. Sa më shpejt që të formohen institucionet, aq më mirë për të ardhmen e Kosovës.

Për këtë është e vetëdijshme edhe PDK-ja, por edhe Presidentja Jahjaga, prandaj këmbëngulësia e tyre që me çdo kusht të ngelin në pushtet, edhe pse janë pakicë dhe nuk mund ta zgjedhin as kryetarin e Kuvendit por as Qeverinë, vetëm po i shkaktojnë dëme shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Por më 12 shtator po i vije fundi bllokadës institucionale, dhe për Kosovën do të fillojë një epokë e re me koalicionin qeverisës LDK-VV-AAK-NISMA./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.