Ftoi fruti i stinës, ja disa nga përfitimet

Ftoi fruti i stinës, ja disa nga përfitimet

Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç formës ëstë krejt ndryshe.

Është një frut i pasur me proteina dhe në 100 gramë ka rreth 28 kalori. Nëse hahet siç është mund të shkaktojë mbytje, ndaj shpesh piqet me sheqer ose mjaltë, duke krijuar një loj xhelatine.Ky frut me një shije mes të ëmblës dhe të athtës, është i përbërë në masën 75% nga fibra.

Ndër të tjera përmban një sasi të madhe të vitaminës C, vitaminës B dhe A, shkruan noa. Ky frut ka edhe minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe hekuri, ndaj është mirë që të konsumohet i gjallë, pasi me pjekjen, një pjesë e tyre zhduken.

Nëse nuk e konsumoni dot të gjallë, provoni që ta piqni me avull, duke evituar kësisoj humbjen e mineraleve të çmuara dhe të ujit. Edhe pse aroma e tij është një karakteristikë e ftoit, gjatë pjekjes lëshon më shumë aromë, e cila akumulohet në lëkurë. Kjo është edhe arsyeja që përdorej nëpër dollape vite më parë, për të aromatizuar rrobat.

KOMENTE