DYLON

Ftohen qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë

Ftohen qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv. Kryetari Hasan Aliu si dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë kryer sot obligimet financiare të Tatimit në Pronë.

Kryetari Haliti tha se çdo qytetarë vitias është i obliguar të kryej detyrimet financiare ndaj vendit por bëri me dije se mjetet financiare që do të grumbullohen nga Sektori i Tatimit në Pronë do t’iu kthehen qytetarëve.

“Të gjithë jemi të obliguar të kryejmë detyrimet financiare ndaj vendit, prandaj edhe ne po e bëjmë këtë sot. Me këtë rast dua të ju njoftoj se Komuna jonë mbetet e përkushtuar që mjetet e inkasuar nga Tatimi në Pronë, të ju kthehen përsëri qytetarëve tanë përmes investimeve që do të bëjmë në lokalitetet e kësaj komune dhe atë në sektorë të ndryshme. Kjo bëhet me qëllimin më të mirë, që të ju krijojmë atyre kushte sa më të mira për jetë”, u shpreh ndër tjerash, Sokol Haliti.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.