DYLON

Ftohen ndërmarrjet publike, shoqëria civile e organizatat rinore që t’i bashkangjiten aksionit për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit

Ftohen ndërmarrjet publike, shoqëria civile e organizatat rinore që t’i bashkangjiten aksionit për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit
Avatar photo Redaksia

Gjilani fton qytetarët, ndërmarrjet publike, shoqërinë civile e organizatat rinore që t’i bashkangjiten aksionit për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit.

Me qëllim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të ambientit sa më të pastër dhe të shëndetshëm, Komuna e Gjilanit, gjatë muajit qershor, ka nisur aksionin e përbashkët për pastrimin  dhe gjelbërimin e hapësirave brenda dhe jashtë zonave të qytetit, duke synuar sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe ekologjik.

EkoHigjiena

Përkitazi me këtë, është mbajtur sot takimi i radhës i grupit punues ndër-institucional, i kryesuar nga drejtori i Administratës, Bardhyl Syla.

Komuna fton të gjithë qytetarët, institucionet publike, Ndërmarrjet Publike Komunale,  komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, organizatat rinore e studentore dhe punonjësit e administrates, që t’i bashkëngjiten këtij aksioni.

Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e pastrimit, duhet t’i respektojnë rregullat e vendosura kundër COVID-19, siç janë, mbajtja e maskës, distancës dhe ruajta e higjienës personale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.