DYLON

Ftohen bujqit në protestë

Avatar photo Redaksia

Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovë (FSBK) fton të gjithë bujqit e Kosovës që të dalin në protestën e datës 17 shkurt 2016, në ora 14:00, kundër Qeverisë së Kosovës që sipas tyre ka nënshkruar marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi.

Në një njoftim për media të kësaj sindikate, thuhet se nga këto marrëveshje dëmtohen rëndë Republika e Kosovës, e sidomos bujqit, sepse humbasim mijëra hektarë tokë me Malin e Zi.

EkoHigjiena

“Nëse instalohet “Zajednica” humbasim dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore, livadhe, kullosa, pyje, e të ngjashme. Liqeni i Ujmanit, që shfrytëzohet shumë edhe për ujitje, nuk do të menaxhohej më nga Kosova, por nga “Zajednica””, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

“Këta qeveritarë, tash e sa vite, kanë shkelur bujqit dhe qytetarët tjerë të Kosovës. Këta janë të papërmirësueshëm, andaj duhet të largohen nga pushteti. Nuk krijuan kushte për zhvillimin e bujqësisë, dhe nuk i siguruan treg prodhimit vendor. Me këta në pushtet, nuk kemi mirëqenie as tash, e nuk do të ketë mirëqenie as për brezat e ardhshëm”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.