Ftojmë kompanitë të vogla e të mëdha, qytetarët, si nga vendi ashtu edhe nga diaspora që brenda mundësive, vullnetit dhe zemërgjerësisë, ta ndihmonin Agbesa Veselin, nxënëse e shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër.
Agbesa ka lindur më, 16.04.1999, në një familje në prag të varfërisë (6 anëtarë), që jeton nga ndihmat sociale dhe kohë pas kohe me ndonjë ndihmë nga fqinjët apo miqësia.
Agbesa ka probleme me boshtin kurrizorë. Përshkrimi nga ekspertët më eminent kosovarë është: “Korrigjim i Skoliozes – Fusionim Postelatoral Torakolumbal (me Implante-Vida Pedikulare)”, dhe sipas një parallogaritje, 20.000.- € do t’i duhej për shërimin e saj jashtë vendit.
Me zhvillimin e saj fizik, gjendja e saj mund të përkeqësohet, prandaj, duhet vepruar sa më shpejt që është e mundur, për t’ia kthyer shpresën dhe vullnetin për ditë më të lumtura të fëmijërisë saj.
Xhiro llogaria e hapur për kontribut dhënësit (si më poshtë), është hapur në emrin e nënës së Agbeses.
Emri dhe mbiemri: Sevdije VESELI
Raiffeisen Bank : 1507001005414041
Costumer ID : 100606942
Edhe SHHeB “Zhegra” me seli në Gjenevë ka shprehur vullnetin të grumbulloj mjete për Agbesën, kështu që, të interesuarit, kontributet mund ti paguaj në xhirollogarinë e shoqatës me theks për Agbesën.
Association Humanitaire et Caritative “Zhegra”
CH-1213 Petit-Lancy
CCP-12-622158-3
IBAN: CH92 0900 0000 1262 2158 3
Falënderime të panumërta për kontributin dhe kujdesin Tuaj,
Agbesa Veseli me familje.