DYLON

FSK: Xhenierët luftarak të gatshëm për sfida

FSK: Xhenierët luftarak të gatshëm për sfida
Avatar photo Redaksia

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenier Luftarak që ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Trajnimi u realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.

EkoHigjiena

Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.