DYLON

FSK validon me sukses Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë në Ushtrimin Fushor “Ujku Shigjetë”

FSK validon me sukses Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë në Ushtrimin Fushor “Ujku Shigjetë”
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka realizuar Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë” si proces përmbyllës i një angazhimi të gjatë në validimin e Regjimentit të tretë të Këmbësorisë.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në këtë ushtrim priti Ministrin e Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci, përfaqësues nga Ambasadat e akredituara në vend, përfaqësues nga KFOR-i, Atashe të Mbrojtjes dhe përfaqësues ushtarak nga vendet partnere.

EkoHigjiena

Fillimisht, Gjeneral Jashari njoftoi të pranishmit mbi të arriturat e FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti mbi fazat në të cilat ka kaluar Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë për të arritur deri tek validimi bazuar në misionin ushtarak në kuadër të Komandës së Forcave Tokësore. Validimi i njësive është një proces i gjatë i planifikimit, trajnimit, stërvitjes së personelit dhe mbështetjes logjistike me qëllim të realizimit të detyrave në përmbushje të misionit.

Pastaj njësitë e dislokuara në terren në kuadër të Ushtrimit Fushor “Ujku i Shigjetë” bënë demonstrimin e operacioneve mbrojtëse, operacioneve sulmuese dhe kulmuan me operacionet e stabilitetit.

Forca e Sigurisë së Kosovës duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, është duke ngritur kapacitetet operacionale të njësive, bazuar në misionin e tyre. Andaj në kuadër të këtij ushtrimi është validuar Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.