DYLON

FSK: Ushtrimi Fushor “VALOR SHIELD 2026”

FSK: Ushtrimi Fushor “VALOR SHIELD 2026”
Redaksia

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe me institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, përmbyllën me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Ushtrimi u fokusua në avancimin e kapaciteteve operacionale në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e aftësive profesionale dhe specialistike, forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse, si dhe harmonizimin me standardet e Operacioneve Speciale ndërmjet partnerëve pjesëmarrës.

EkoHigjiena

“VALOR SHIELD 2026” dëshmon progresin e vazhdueshëm të Operacioneve Speciale të FSK-së, të ndërtuara mbi vizionin strategjik dhe të mbështetura nga Operacionet Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ushtrimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një force profesionale, të qëndrueshme dhe të ndërveprueshme, të gatshme për të përmbushur misionin e saj në mbështetje të sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.