DYLON

FSK: U realizua gara ekipore “Forca 2026”

FSK: U realizua gara ekipore “Forca 2026”
Avatar photo Redaksia

“Komanda e Logjistikës në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, realizoi garën ekipore “Forca 2026”, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gara u zhvillua në katër disiplina të ndryshme, me pjesëmarrjen e shtatë ekipeve nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse. Qëllimi i kësaj gare ishte testimi i përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë luftarake ndërmjet pjesëtarëve të njësive.

EkoHigjiena

Gjatë zhvillimit të garës, pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi, disipline, përkushtimi dhe gatishmërie fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjes së vazhdueshme dhe të punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake.

Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, duke reflektuar frymën e garës së ndershme, profesionalizmit dhe bashkëpunimit, thuhetn ë fund të njoftimit të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.