DYLON

FSK trajnohet për sistemin “OMTAS”

FSK trajnohet për sistemin “OMTAS”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe sistemeve të reja është realizuar trajnimi rreth operimit dhe mirëmbajtjes së sistemit të armatimit kundër-blindë “OMTAS”, të prodhuar nga industria ushtarake turke -“Roketsan”.

Trajnimi është realizuar nga instruktorë të kompanisë prodhuese, duke ofruar mundësi të përvetësimit të njohurive rreth mundësive të shumta që ofron ky sistem, si në mënyrën e operimit ashtu edhe për mirëmbajtjen dhe magazinimin e kësaj pajisje, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.