DYLON

FSK: Të specializuar për operacione të Kërkim-Shpëtimit Malor

FSK: Të specializuar për operacione të Kërkim-Shpëtimit Malor
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), gjatë dy javëve të kaluara është realizuar me sukses trajnimi i avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor, njofton FSK.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në operacionet malore të kërkim-shpëtimit, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente.

EkoHigjiena

Trajnimi përfshiu skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe procedurat standarde të operacioneve malore, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes së pjesëtarëve nga FSK dhe Turqia të angazhuara në këtë trajnim, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.