DYLON

FSK shpallë fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”

FSK shpallë fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”
Avatar photo Redaksia

Në ceremoninë e organizuar sot është përmbyllur “Gara e ushtarit më të mirë 2026” ku u shpallën rezultatet e garës që u realizua nga data 13-27.04.2026, me pjesëmarrjen e 44 konkurrenteve, 22 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë ndërsa 22 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ekipet e vlerësimit të garuesve, pas përfundimit të të gjitha diciplinave, shpallën edhe fituesit e kësaj gare ndërkombëtare. Vendi i parë për garuesit nga FSK i takoi OR2 Elvis Qitaku nga Regjimenti i dytë i Këmbësorisë ( R2K) dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2026” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR3 Ismail Ahmeti ( R1K), ndërsa vendi i tretë i takoi OR3 Sead Veseli nga (R3K).

EkoHigjiena

Ndërsa nga radhët e ndërkombëtareve të tri vendet u fituan nga ushtarakët e Republikës së Shqipërisë, vendin e parë e fitoi N/ Tetar, Hil Mala, i cili njëherë u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2026”, vendi i dytë i takoi Ushtar IV Hambel Peçi dhe vendi i tretë i takoi N/Tetar Marjus Cauli .

Në ceremoninë përmbyllëse të garës së ushtarit më të mirë morën pjesë, Oficerë të lartë të FSK-së, nënoficerë të FSK-së dhe vendeve partnere.

Në garën “Ushtari më i mirë 2026” morën pjesë garues nga, Ajova, Corps V -ShBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria.

Pjesëmarrësit garuan në disiplinat: testi fizik, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve të NATO-s dhe partnere tregon ndërveprueshmërin e FSK-së, përkushtimin tonë të përbashkët me vlerat euroatlantike, që tregon qartë shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me punë, disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.