DYLON

FSK shpallë fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

FSK shpallë fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”
Avatar photo Redaksia

Është përmbyllur sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj “Gara e ushtarit më të mirë 2025” ku u shpallën rezultatet e garës që u realizua nga data 21-25.04.2025, me pjesëmarrjen e 44 konkurrenteve, 23 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë ndërsa 21 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ekipet e vlerësimit të garuesve, pas përfundimit të të gjitha diciplinave, shpallën edhe fituesit e kësaj gare ndërkombëtare. Vendi i parë për garuesit nga FSK i takoi OR2 Endrit Shatrolli nga Regjimenti i parë i Këmbësorisë ( R1K) dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2025” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR2 Arbnor Istrefi ( R3K), ndërsa vendi i tretë i takoi OR3 Aurent Hodaj nga (R2K).

EkoHigjiena

Ndërsa në radhët e ndërkombëtareve vendin e parë e fitoi E4 Jan Vajncer nga Republika e Kroacisë, i cili njëherë u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2025”, i përcjellë nga Ushtar Hil Mala nga Republika e Shqipërisë, ndërsa i vendi i tretë i takoi SSG Lucas Peterson nga Garda Kombëtare Ajovas së ShBA.

Në ceremoninë përmbyllëse të garës së ushtarit më të mirë morën pjesë, zëvendës ministri i Mbrojtjes në detyrë, z. Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major Enver Cikaqi, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Rreshter majorët e FSK-së dhe vendeve partnere, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së, dhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe të regjionit.

Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti z, Shemsi Syla ku falënderoj partnerët dhe organizatorët për realizimin e garës, duke theksuar se neve si Ministri e Mbrojtjes ju përgëzojmë për punën ,angazhimin dhe përkushtimin tuaj, dhe ky bashkëpunim i juaji duhet të na motivoj edhe ne për të punuar dhe angazhuar shumë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.

Në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të pranishmit i falënderoi zëvendëskomandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi , i cili theksoi “kjo ngjarje është bërë tradicionale dhe mbahet që nga viti 2014, dhe një nga qëllimet kryesore të KOMFSK-së është ndërveprueshmëria me partnerët tanë, prandaj edhe kjo garë përmbushë qëllimin e ndërveprimit dhe përkushtimit për të punuar dhe vepruar së bashku me partnerët”.

Gara e “Ushtarit më i mirë 2025” është organizuar nga rreshter majorët e Komandave dhe njësive të FSK-së, nën drejtimin e rreshter majorit të Komandantit të FSK-së Bedri Zuka, i cili theksoi rrëndësin e kësaj gare ku na mbledhë të gjithëve së bashku për të shkëmbyer përvojat tona dhe për të krijuar miqësi të reja.

Në garën “Ushtari më i mirë 2025” morën pjesë garues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi.

Pjesëmarrësit garuan në disiplinat: testi fizik, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit tash e sa vite ka krijuar urat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me FSK-në,në misione dhe qëllime të përbashkëta, gara, ushtrime, trajnime misione paqësore, që tregon qartë shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me punë, disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.