DYLON

FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”

FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses garat tradicionale sportive të organizuara në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”. Ceremonia përmbyllëse u zhvillua sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u shpallën fituesit e të gjitha disiplinave.

Para fillimit të ceremonisë u realizuan edhe takimet finale të garave, për të vazhduar më pas me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendi i parë në futboll i takoi ekipit të KDS-së, në disiplinën e volejbollit vendin e parë e fitoi Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë , në Shah më i miri u zgjodh OF1 Arsim Kelmendi, ndërsa në Kros në kategorinë e femrave vendin e parë e mori Ushtar i Klasit të Parë Edona Guri nga KDS, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendi i parë i takoi Ushtar i Klasit të Parë, Leon Thaçi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë.

Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e shëndetit fizik, frymës sportive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.