DYLON

FSK shënon 17 vjetorin e shtetësisë

FSK shënon 17 vjetorin e shtetësisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtetërorë, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo ceremoni u pasua nga nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë të FSK-së, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një vend simbol i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

EkoHigjiena

Ky vend historik, i njohur si simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, shërben si një kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë por të lavdishme që vendi ynë ka kaluar.

Homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuan në themelimin e shtetit të Kosovës, thuhet në njofitmin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.