DYLON

FSK realizon trajnimin “Train the Trainers” për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK realizon trajnimin “Train the Trainers” për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare
Avatar photo Redaksia

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është realizuar trajnimi “Train the Trainers” me temë “E Drejta Ndërkombëtare Humanitare – International Humanitarian Law (IHL)”, i dedikuar instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Hapjen e trajnimit e bënë Gjeneral brigade Astrit Haliti dhe Drejtori i NALT-it, Gjeneral Thomas Schulte-Borghoff.

Trajnimi është organizuar në bashkëpunim ndërmjet NALT-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), me ligjërime dhe sesione praktike nga përfaqësues të KNKK-së dhe NALT-it.

EkoHigjiena

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit trajtuan tema që lidhen me zbatimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare në operacionet ushtarake, përfshirë zhvillimin dhe planifikimin e operacioneve, sjelljen gjatë armiqësive, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në luftime, operacionet urbane, përzgjedhjen e objektivave, teknologjitë e reja të luftës, përgjegjësitë komanduese, si dhe integrimin e IHL-së në procedurat dhe doktrinat ushtarake.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së për përcjelljen e njohurive dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare në kuadër të institucioneve të edukimit dhe trajnimit, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe në zbatimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.