DYLON

FSK realizon Forumin e Nënoficerëve të Lartë

FSK realizon Forumin e Nënoficerëve të Lartë
Avatar photo Redaksia

Ka përmbyllur punimet forumi i nënoficerëve të lartë të FSK-së, ky forum bënë bashkë nënoficerët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësit dhe të partnerëve strategjik me qëllim të zhvillimit dhe avancimi të korit të nënoficerëve të FSK-së, shkëmbimin e  eksperiencave në mes nënoficerëve të FSK-së, dhe partnerëve.

Pjesë e këtij forumi ishin Rreshter majori i Komandës Regjionale të Lindjes   RrM Jeffrey M. Stewart, RrM Marian Horvat nga NALT dhe rreshtera majorët e njësive të FSK-së, drejtuar nga Rreshter Majori(RrM)  i FSK-së Bedri Zuka.

EkoHigjiena

Forumi është hapur nga Shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, ku me këtë raste ka theksuar se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë, ai gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së.

Në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së, për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së, me fokus gardën Kombëtare të IOWA-s që ka ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe koordinimit të objektivave të përbashkëta, arritjes së standardeve të kërkuara për zhvillimin e korit të nënoficerëve dhe rolit që nënoficerët kanë në përmbushjen e misionit të FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.