Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Republikës së Turqisë.
Ushtrimi përfshinë grupe misionesh, ku pjesëmarrësit veprojnë si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), dhe objektivi kryesor i ushtrimit është shkëmbimi i ekspertizës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit.
Kontingjenti i FSK-së ka arritur të realizoi me sukses objektivat e trajnimit të cilat ishin të planifikuara për fazën e parë, për të vazhduar kështu me fazën e dytë ku parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke. /2LONLINE/