DYLON

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.

EkoHigjiena

Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes, njofotn FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.