DYLON

FSK pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” në Ajova të ShBA

FSK pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” në Ajova të ShBA
Avatar photo Redaksia

Me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajovës në kuadër të partneritetit ndërmjet Ajova-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” (Best Warrior Competition 2027)

Gara katër ditorë vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.

EkoHigjiena

Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve , duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.