DYLON

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Adriatic Cyber Endeavour 2026”

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Adriatic Cyber Endeavour 2026”
Avatar photo Redaksia

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Sigurisë Kibernetike së bashku me Gardën Kombëtare të Ajovës morën pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kartës së Adriatikut A5+ “Combined Adriatic Cyber Endeavour 2026”, të realizuar në Zagreb të Kroacisë.

Ushtrimi “CACE 26” kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike të vendeve pjesëmarrëse përmes një skenari real dhe shumëkombësh, ku ekipet Blue Team trajnuan aftësitë për zbulim, analizë, reagim dhe raportim të incidenteve kibernetike. Ushtrimi synoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet partnerëve rajonalë dhe atyre amerikanë, duke përmirësuar koordinimin operacional, shkëmbimin e informatave, përdorimin e mjeteve të përbashkëta të sigurisë dhe aftësinë për të reaguar shpejt ndaj kërcënimeve komplekse që prekin sisteme, rrjete dhe shërbime kritike.

EkoHigjiena

Gjatë fazës ekzekutuese, ekipi FSK-AJOVA analizoi skenarë kompleksë të sulmeve kibernetike, përfshirë komprometim të sistemeve publike, sulme ndaj kredencialeve, komunikim komandë-kontroll dhe aktivitete të lidhura me ransomware.

Pjesëmarrja në këtë ushtrim forcoi ndërveprueshmërinë me partnerët ndërkombëtarë, ngriti kapacitetet profesionale të ekipit dhe konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit të shpejtë në mbrojtjen kibernetike.

Ky ushtrim shënoi herën e parë që ekipi i FSK-së udhëhoqi ekipin e kombinuar FSK/AJOVA në një aktivitet të kësaj shkalle, me profesionistët nga Garda Kombëtare Ajova-ShBA të integruar në rol mbështetës dhe këshillues brenda ekipit, njofton FSK. /2LONLINE/