DYLON

FSK pjesë e ushtrimit “Golden Sabre 2026”

FSK pjesë e ushtrimit “Golden Sabre 2026”
Avatar photo Redaksia

Bazuar në skenarë të reagimeve emergjente nga institucionet e sigurisë në Kosovë në kampin Vrellë, u realizua Ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026” drejtuar nga KFOR, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Përmes këtij ushtrimi u testuan procedurat operacionale, komunikimi dhe koordinimi ndermjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e krizave, duke synuar rritjen e gatishmërisë dhe efektivitetit në perballimin e skenarëve të ndryshëm emergjentë.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në këtë ushtrim me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së, si dhe ekipin e mjekësisë. Gjatë zhvillimit të ushtrimit, këto njësi demonstruan profesionalizem, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale në permbushjen e detyrave të tyre.

Pjesë e ushtrimit ” Golden Sabre 2026″ ishin agjencionet e Sigurisë që veprojnë në Kosovë: KFOR, FSK, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), dhe EULEX, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.