DYLON

FSK pjesë e ushtrimit fushor “Golden Sabre”

FSK pjesë e ushtrimit fushor “Golden Sabre”
Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori pjesë në ushtrimin fushor “Golden Sabre”, të organizuar nga misioni i KFOR-it, ku janë të përfshira institucionet e sigurisë në Kosovë si KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Ushtrimi synon forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, avancimin e ndërveprueshmërisë dhe ngritjen e gatishmërisë për reagim të përbashkët ndaj situatave të ndryshme të sigurisë.

EkoHigjiena

Në ditën e sotme, institucionet pjesëmarrëse të sigurisë përmbyllën ushtrimin me demonstrime praktike në Kampin e Vrellës, ku u prezantuan aftësitë operacionale, procedurat e reagimit dhe koordinimi ndërmjet institucioneve në skenarë të ndryshëm të situatave emergjente dhe të sigurisë.

FSK dëshmon përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, duke kontribuar në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.