FSK pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci
Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.
Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve.
Përmes këtyre aktiviteteve u mundësua avancimi i shkathtësive taktike, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.
Pjesëmarrja në trajnime të tilla dëshmon përkushtimin e FSK-së në ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj. /2LONLINE/
