DYLON

FSK pjesë e Konferencës së Ushtrive Evropiane

FSK pjesë e Konferencës së Ushtrive Evropiane
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral Major Enver Cikaqi, me ftesë të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Donahue, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane 2026 në Gjermani.

Kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, që drejtohet nga SHBA-të, dhe shfrytëzohet si platformë për bashkërendim të bashkëpunimit për siguri dhe mbrojtje.

EkoHigjiena

Oficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore dhe përfaqësues të tjerë të vendeve aleate dhe partnere evropiane me SHBA-të, shfrytëzuan konferencën për të diskutuar sfidat e sigurisë në Evropë, rajon dhe më gjerë.

Konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të ushtrive në Evropë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.