DYLON

FSK, pjesë e Konferencë s së 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior

FSK, pjesë e Konferencë s së 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior
Avatar photo Redaksia
Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior

Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir Rama, po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (International Command Senior Enlisted Leader Conference – ICC 2026), e cila po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë.

Kjo Konferencë organizohet nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (Allied Command Transformation – ACT) dhe mbledh Liderët e Lartë të Nënoficerëve nga struktura komanduese e NATO-s, strukturat e forcave të NATO-s, vendet partnere, Byroja e Gardës Kombëtare të SHBA-së, programet e NATO-s dhe SHBA-së, si dhe përfaqësues të institucioneve arsimore ushtarake në NATO.

EkoHigjiena

Qëllimi i konferencës është të ofrojë një kuptim të qartë të mjedisit aktual gjeopolitik, sfidave të sigurisë dhe prioriteteve strategjike që ndikojnë në operacionet e NATO-s dhe vendeve partnere. Gjithashtu, ajo shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave, identifikimin e mësimeve të nxjerra dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate dhe partnere.

Fokusi i Konferencës “ICC 2026” ishte ofrimi i një pasqyre të qartë mbi prioritetet aktuale strategjike të NATO-s, situatën e sigurisë në mjedisin operacional, si dhe mësimet e identifikuara dhe të nxjerra nga aktivitetet dhe operacionet në zonat e përgjegjësisë dhe interesit të NATO-s, vendeve partnere, si dhe në rajone të tjera me rëndësi strategjike.

Po ashtu gjatë punimeve të Konferencës “ICC2026” Rreshterit Major i FSK-së, ka takuar edhe homologet e tij nga vendet e NATO-s dhe vendeve partnere pjesëmarrëse në këtë konferencë, si dhe ka prezantuar vizionin KOMFSK për zhvillimin e NOF në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.