DYLON

FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani

FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare ( QSU) morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.

Gjatë kësaj jave, ata patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Dresdenit, të njoftohen me mënyrën e shkollimit të Oficerëve të Gjermanisë, si dhe qendrat e tyre për trajnim.

EkoHigjiena

Ata përfaqësuan QSU-në duke prezantuar për historinë e saj dhe zhvillimin e arsimimit, si dhe duke shkëmbyer përvoja me kadetët e shteteve tjera, thuhet në njoftimin e FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.