DYLON

FSK: Përmbyllen garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”

FSK: Përmbyllen garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Redaksia

Në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, janë përmbyllur garat sportive të organizuara për nder të “Ditës së Forcës”.

Këtë vit garat filluan me 3 nëntor, me pjesëmarrje të pjesëtarëve nga të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u sfiduan në disiplinat e futbollit, volejbollit, krosit dhe shahut, ndërsa në ditën përmbyllëse u zhvilluan ndeshjet finale dhe u shpallën fituesit në secilën disiplinë.

EkoHigjiena

Në finalen e futbollit u takuan ekipi i Policisë Ushtarake dhe Regjimenti i Parë i Këmbësorisë. Vendin e parë e zuri Regjimenti i Parë i Këmbësorisë, vendin e dytë Policia Ushtarake, ndërsa vendin e tretë Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë.

Në disiplinën e volejbollit, finalja u zhvillua ndërmjet Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë dhe Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, ku fitues doli Regjimenti i Tretë, vendin e dytë e zuri Regjimenti i Dytë, ndërsa vendin e tretë Shtabi i Përgjithshëm.

Gara e krosit u zhvillua në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ku në kategorinë e meshkujve vendi i parë i takoi OR-3 Leon Thaçi, vendi i dytë OR-2 Mendim Zeqiraj, ndërsa vendi i tretë OR-3 Rizah Pllana. Në kategorinë e femrave, vendin e parë e fitoi OR-4 Edona Guri, vendin e dytë OR-2 Tylin Ali, ndërsa vendin e tretë OR-3 Ermira Berisha.

Ndërkaq, garat në disiplinën e shahut u zhvilluan në Federatën e Shahut të Kosovës, ku vendin e parë e fitoi OF-1 Arsim Kelmendi, vendin e dytë OF-3 Muamer Hukic dhe vendin e tretë OR-3 Ensar Bajrami.

Garat sportive, të organizuara tradicionalisht për nder të “Ditës së Forcës”, kanë për qëllim promovimin e aktivitetit fizik, kultivimin e frymës sportive dhe konkurrencës së shëndetshme, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe frymës ekipore ndërmjet pjesëtarëve të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.