DYLON

FSK: Operacion i suksesshëm i shkatërrimit të bombës 907 kg

FSK: Operacion i suksesshëm i shkatërrimit të bombës 907 kg
Avatar photo Redaksia

Ekipet e EOD-së të Gardës Kombëtare të FSK-së, në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së të KFOR-it Amerikan të mbeshtetura nga ekipi Xhenjos, kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë.

EkoHigjiena

Kompania e Deminimit e FSK-së është e përkushtuar të punoi për të krijuar një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.