DYLON

FSK nis për Shqipëri grupin e ekspertëve për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

FSK nis për Shqipëri grupin e ekspertëve për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti
Avatar photo Redaksia

Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me vendim të Presidentit të Republikës së Kosovës zotit Hashim Thaqi, me urdhër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e termeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.

Ky kontigjent është vazhdimësi e misionit të Njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të FSK-së, qe u kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit që nga momentet e para pas goditjeve të tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

EkoHigjiena