Forca e Sigurisë së Kosovës, nesër shënon ditën e themelimit të saj. Manifestimi Qendror mbahet në Kazermën “Adem JASHARI” në Prishtinë, ndërsa do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, kryeministri dhe kryeparlamentari si dhe përfaqësues ndërkombëtar.
“Dita e Forcës” shënohet edhe në të gjitha Kazermat e FSK-së, ndërsa ambientet e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Istog dhe Bardhi i Vogël.