Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kuadër të shkollimit të nënoficerëve sot diplomuan “Gjenerata 11-2023”e liderëve të rinj, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Për shtatë javë edukim, stërvitje, sfidë, kalitje dhe testime individuale dhe ekipore sot u përmbyll me sukses “Kursi i Avancuar për Lider” “Gjenerata 11-2023”.
FSK po vazhdon hapat e saj drejtë zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme ushtarake me standardet e vendeve anëtare të NATO-së, thuhet në njoftim. /2LONLINE/