DYLON

FSK në konferencën për Fuqinë e Hapësirës Ajrore

Avatar photo Redaksia

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me ftesë të komandantit të Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneralit Akin Ozturk, mori pjesë në konferencën Ndërkombëtare mbi Fuqinë e Hapësirës Ajrore e cila është mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Gjenerali Enver Cikaqi e cilësoi konferencën si një përvojë të mirë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë e posaçërisht për FSK-në.

EkoHigjiena

Ai përveç pjesëmarrjes në këtë konferencë, pati takime me delegacione të shteteve pjesëmarrëse të NATO-s, me të cilët ka shkëmbyer përvojat ushtarake, ndërsa një takim të veçantë e pati me komandantin e Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneralin Akin Ozturk me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë. Gjenerali Akin Ozturk premtoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me FSK-në.

Sipas njoftimit të FSK-së, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Fuqinë e Hapësirës Ajrore morën pjesë përfaqësues të të gjitha ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s, ku gjatë zhvillimit të punimeve është diskutuar rreth Fuqisë së Hapësirës Ajrore si dhe mundësisë së participimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.