DYLON

FSK në bashkëpunim me NALT organizojnë punëtorinë e nënoficerëve

FSK në bashkëpunim me NALT organizojnë punëtorinë e nënoficerëve
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me NATO Advisory and Liaison Team (NALT), po realizon punëtorinë e radhës me nënoficerët e lartë të FSK-së.

Me këtë rast, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i priti në takim nënoficerët pjesëmarrës, të cilët i falënderoi për punën, angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në përmbushjen e detyrave të tyre.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, Komandanti i FSK-së theksoi mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe forcimin e korit të nënoficerëve të FSK-së, duke vlerësuar rolin e tyre të rëndësishëm në ngritjen profesionale të personelit dhe avancimin e mëtejshëm të Forcës.

Në këtë kuadër, u theksua roli i pazëvendësueshëm i korit të nënoficerëve në sukseset e FSK-së, veçanërisht në përgatitjen, trajnimin, mentorimin dhe këshillimin e vazhdueshëm të personelit. Me këtë rast, KOMFSK kërkoi nga nënoficerët e lartë që të vazhdojnë me përkushtim dhe angazhim në ngritjen e standardeve profesionale në të gjitha nivelet e Forcës.

Punëtoria ka në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërmjet korit të oficerëve dhe atij të nënoficerëve, mbështetjen dhe avancimin e kanalit të nënoficerëve, si dhe konsolidimin e rolit të korit të nënoficerëve si një nga shtyllat kryesore në ndërtimin, zhvillimin dhe ngritjen e mëtejshme profesionale të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.