DYLON

FSK nderon viktimat e 11 shtatorit 2001

FSK nderon viktimat e 11 shtatorit 2001
Avatar photo Redaksia

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Me këtë akt simbolik, FSK-ja përkujton viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie dhe shpreh solidaritetin e saj me popullin amerikan, familjet e viktimave dhe të gjithë ata që humbën jetën duke u përballur me pasojat e sulmeve terroriste.

EkoHigjiena

Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit. Miqësia dhe solidariteti ynë mbeten të palëkundura. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.